Transmetuar më 25-11-2017, 16:04

Nga Ylli Manjani

Kryefjala e kriminalitetit dhe drogëzimit të vendit, paska marrë rolin e kallëzuesit!

Qesharak pa kufi!

Kallëzon “policinë që desh” dhe që është i detyruar ta mbrojë! Po nuk e mbrojti e hëngri!

Kallëzon Çakon, por nuk e shkarkon se nuk do! Madje edhe Xhafën, por sja mban ta shkarkojë!

Kryeministër pa kokë!

Pikë autoriteti nuk ka! E tërheqin zvarrë edhe vartësit. Këput kopaçe në publik, vetëm për të fshehur pengmarrjen nga vartësit në detyrë ose jo!

Ndërkohë zyrtarët e rilindjes së tij, o rrinë në Shqipëri por në detyra publike, ose ikin nga Shqipëria kur nuk janë në detyrë!

Skanë shanc tjetër në fakt! Është mënyra e vetme për ti shpëtuar burgut!

Ndërkohë krye i pandehuri-kryefjalë, kur shfaqet si kallëzues, ngjan si bishti i gjelit në prapanicën e derrit.

(Ndjesë për gjelin dhe derrin që i përdora në njeriun e gabuar)…

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al