Transmetuar më 24-11-2017, 20:48

Në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, tre monedha të reja do të hidhen në treg nga Banka e Shqipërisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Mbikqyrës i cili vendosi të miratojë emetimin e një serie monedhash përkujtimore me tematikë “550 vjet in memoriam Gjergj-Kastrioti Skënderbeu (1468-2018)”.

“Seria do të emetohet gjatë vitit 2018 dhe do të përbëhet nga tre monedha, me vlerë emërore 200 Lekë në metal ar, 100 Lekë me metal argjend dhe 50 Lekë në metal të thjeshtë.” thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Kujtojmë se viti 2018, është shpallur nga qeveria si “Viti i Skënderbeut”, në nderim të 550 vjetorit i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.(e.c/noa.al)