Transmetuar më 24-11-2017, 18:33
Publicitet

I cilësuar si një nga talentet më me perspektivë në arenën europiane, shqiptari Sinan Bytyqi është detyruar të tërhiqet nga futbolli i lujatur që në moshë të re.

21 vjeçari mësohet se ka një problem me muskulin e zemrës, çka e ka detyruar të lërë në mes ëndrrën e tij për fushën e blertë.

Talenti shqiptar, në pronësi të klubit anglez të Manchester City ka kryer një sërë testesh e analizash mjekësore nga ky është vënë re se problemi në zemër bën që ai të mos e përballojë dot aktivitetin e lartë fizik që kërkon futbolli.

Në rast të kundërt, sipas mjekëve të klubit anglez, shqiptari rrezikon atakun kardiak. Një lajm i hidhur ky për futbollin shqiptar, dhe një nga talentet më premtues.(e.c/noa.al)

Loading...