Transmetuar më 23-11-2017, 23:01
Publicitet

Skënderbeu thyen çdo pritshmëri këtë edicion në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Korçarët kanë mundur mbrëmjen e sotme, skuadrën e Dinamos së Kievit me rezultatin 3-2.

Kane qenë ukrainasit ata që kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Tsygankov 16’.

Rezultati është barazuar 2 minuta më pas nga Sabien Lilaj me një super gol nga distanca.

Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë e takimit.

Avantazhin korçarët e kanë gjetur në minutën e 52’ me anë të James.

Goli i qetësisë është shënuar nga Soëe në minutën e 56’.

Dinamo e Kievit ka ngushtuar rezultatin në 3-2 në minutën e 90’ me anë të Rusyn.

Me këtë fitore Skënderbeu shkon në kuotën e 5 pikëve teksa ndjek vendin e dytë që mbahet nga Partizani i Beogradit me 8 pikë.

Takimin e ardhshëm Skënderbeu do e luajë kundër Young Boys në Zvicër./a.k/noa.al/

Loading...