Transmetuar më 22-11-2017, 19:01

Kur zhgënjimi për eleminimin e parakohshëm nga Kupa e Botës nuk është shuar ende, duket se ekziston një shpresë për Italinë që të marrë pjesë në Rusi.

Kjo është ajo që raportohet në artikullin e zgjeruar të gazetës “Libero”, sipas së cilës Peruja rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës.

Shkak është një ligj i propozuar nga deputetja peruane Paloma Noceda e cila kërkon që Federata Peruane e Futbollit të vihet nën kontrollin e një organi shtetëror me funksione ministrore.

Një gjë e tillë është rreptësisht e ndaluar nga ana e FIFA-s, dhe në rast se ky ligj miratohet, atëherë Peruja do të përjashtonte.

Kjo do të favorizonte kualifikimin e Italisë, e cila është ekipi më i mirë që mbeti jashtë Kupës së Botës.

Vetë FIFA ka kërkuar sqarime, duke i lajmëruar autoritetet e Perusë për rrezikun që i pret. E ndërsa nga ana tjetër italianë kryqëzojnë gishtat që një gjë e tillë të ndodhë. (e.c/noa.al)