Transmetuar më 22-11-2017, 16:40

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 23 nëntor 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi 

Do e keni shumë të vështirë të merreni vesh me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe mosmarrëveshjet do jenë të pafundme. Beqarët do marrin ftesa, por do hezitojnë t’i pranojnë ato. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni të kryeni investime edhe nëse situata do ju duket e stabilizuar.

Demi 

Ditë e turbullt dhe mjaft problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do merreni vesh me partnerin/en dhe asgjë nuk do shkojë si e kishit menduar. Beqarët do kenë takime pa fund, por asnjeri prej tyre nuk do jetë ai që kanë dëshiruar. Në planin financiar situata do konsolidohet goxha.

Binjakët

Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Emocionet do jenë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës dhe herë pas here do ju duket vetja si në ëndërr. Beqarët do jenë shumë mendjemëdhenj dhe nuk do marrin ftesa për të dalë. Financat do jenë në një gjendje të mirë.

Gaforrja

Duhet të ndryshoni mënyrën e sjelljes me partnerin/en tuaj sot dhe ta përkëdhelni më tepër atë. Me pak ngrohtësi dhe përkujdesje atmosfera do ngrohet së tepërmi. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më realistë nëse nuk doni të keni vështirësi.

Luani

Yjet do kujdesen gjatë gjithë ditës së sotme që t’iu krijojnë një ambient të mrekullueshëm për jetën tuaj në çift. Do ndiheni mirë dhe të sigurte për ato që ndjeni. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim të dashurisë, por pa shumë fat. Financat do i organizoni më së miri dhe situata do përmirësohet.

Virgjëresha

Do e kritikoni jashtë mase sot partnerin/en tuaj dhe marrëdhënia në çift do jetë elektrizuese. Do debatoni edhe për disa tema të së kaluarës. Beqarët do dëshirojnë ende të kenë lirinë e tyre dhe nuk do ndihen gati të hedhin hapat drejt një lidhjeje. Financat do jenë të mira.

Peshorja

Të dashuruarit do marrin vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojë menjëherë të ardhmen. Lidhja juaj do përforcohet edhe më tepër. Beqarët do takojnë një person i cili do ju ngjasoj mjaft me atë që kanë ëndërruar, por pasi ta njohin më mirë nuk do jetë ai më i përshtatshmi. Për sa iu përket financave, duhet një organizim i të ardhurave.

Akrepi

Mos kërkoni t’ia impononi partnerit/es mendimet tuaja sepse mund të keni mosmarrëveshje. Lëreni atë të shprehet lirisht dhe diskutoni me qetësi për zgjidhjen më të mirë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime interesante dhe mbresëlënëse. Kujdes, në planin financiar Plutoni do ndikojë negativisht.

Shigjetari

Do dashuroheni pa fund sot me atë që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush do jetë e mrekullueshme. Shfrytëzojeni çdo çast sepse ditë të tilla nuk përsëriten shpesh. Beqarët do influencohen pozitivisht nga Marsi. Në planin financiar situata mund të përkeqësohet nëse nuk merrni masa strikte.

Bricjapi

Marrëdhënia në çift nuk do lërë asgjë për të dëshiruar gjatë kësaj dite. Do ruani një komunikim të mirë dhe do e toleroni njeri-tjetrin. Beqarët do kenë një takim nga ato që kanë ëndërruar gjithmonë. Zemra juaj do ndihet shumë më mirë. Financat do jenë të shkëlqyera.

Ujori

Duhet të bëni çmos gjatë kësaj dite që të ruani një klime të ngrohtë për jetën në çift. Ndikimi i planetëve nuk do jetë shumë pozitiv dhe herë pas here mund të keni debate të forta. Beqarët duhet të dalin sa më shumë nëper takime dhe te tregohen të hapur. Financat do jenë të mira.

Peshqit

Ditë përgjithësisht harmonike dhe e mbushur me momente të këndshme kjo e sotmja. Do ndiheni mjaft mirë pranë partnerit/es dhe do diskutoni më hapur me të. Beqarët do jenë sharmantë dhe do kenë më tepër mundësi ta gjejnë personin e përshtatshëm. Në planin financiar duhet bërë kujdes me shpenzimet. /b.l/noa.al/