Transmetuar më 22-11-2017, 11:50

Konspiracionistët pretendojnë se njeriu nuk ka shkuar kurrë në Hënë, dhe formulojnë një tezë të re, që sipas tyre tregon se disa regjistrime të astronautëve janë false.

Këtë gjë nuk e bënë duke analizuar udhëtimin e parë në histori, atë të kryer në 20 korrik 1969 nga Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, të shoqëruar dhe nga Michael Collins, por nga një mision i më vonshëm i programit “Apollo”.

Armstrong dhe Aldrin, bënin pjesë në misionin “Apollo 11”, atij më të diskutuarit dhe të vënë në dyshim nga komplotistët e të gjithë botës.

Por këtë të hënëm, një përdorues i YouTube, konfirmoi se ka prova të mjaftueshme për të treguar se misioni i tij në Hënë ishte falso dhe e bën këtë gjë duke analizuar imazhet e misionit “Apollo 17”, i fundit që çoi astronautët në Hënë.

Protagonistë të atij misioni të ndodhur në vitin 1972, ishin astronautët Eugene Cernan, Ron Evans dhe Harrison Schmitt. Videoja e atij misioni, të cilën e gjeni më poshtë, është analizuar nga komplotistë të shumtë, por vetëm njëri prej tyre vuri re se në kaskën e njërit prej astronautëve reflektohej një burrë, i cili nuk mbante një kostum hapësinor, shkruan nooa.al.

Imazhi sado i zmadhuar, duket pak i qartë, për të saktësuar këtë teori, e cila mund të jetë marrë si alternativë simpatike për atë që misionin e “Apollo 11” e cilësuan si inskenim kinemaje. /a.y/noa.al