Transmetuar më 22-11-2017, 08:10

Emocione të forta dhe një propozim i veçantë për martesë, nga njeriu i zemrës së saj, i cili u ul në gjunj më mes të skenës, në sy të publikut duke pritur një “po” prej saj.

Është kjo surpriza e madhe me të cilën u përball këngëtarja shqiptare Eriola Cuka, e njohur për kolazhet e jugut dhe për këngët “Më ke çmendur moj korçare”, “Zjarrin ta shuaj”.

Teksa fundjavën që lamë pas po këndonte në një lokal live, i dashuri i saj, muzikanti Kristian Gusho u ul në gjinj para saj dhe me unazë në dorë i propozoi për martesë.

Ka qenë këngëtarja Aurela Gaçe, ajo që ka publikuar këto momente, duke vlerësuar veprimin e Kristianit.

“Këtij i them propozim unë live aty në shesh të burrave (çun Vlore jo shaka). Kristian dhe Eriola, ju falenderojme për keto emocione kaq të bukura e të sinqerta qe na falët edhe ne. U plakshi bashkë”, shkroi Aurela në Facebook, ku publikoi edhe fotografitë. /a.y/noa.al