Transmetuar më 21-11-2017, 23:10
Publicitet

Jahti më i madh dhe më i shtrenjtë në botë, pronësi e miliarderit rus, Andrey Melnichenko, ka ndaluar këtë të diel në resortin ‘Turkey’s Mediterranean’, Marmaris, në Turqi.

“Sailing Yacht A”, anija gjigante 143 metra e gjatë, është e pajisur me ‘mure’ lundruese me fibra karboni që shkojnë në 100 metra – më i madhi në botë në këtë lloj, sipas Boat International.

Jahti ka tetë kate, një dhomë vëzhgimi nënujore, tri pishina, palestër, garazhe për katër automjete dhe një pistë. Qendra e vrojtimit është e mbrojtur me një xham të trashë prej 30 centimetrash. Ky është jahti më i madh privat me vela në botë.

Vlera e kësaj anijeje madhështore shkon 450 milionë dollarë dhe ka nevojë për një ekuipazh prej 54 personash me 20 pasagjerë në bord.

Jahti u projektua nga designer-i francez Philippe Starck, i cili është gjithashtu projektues i jahtit “Venus” të Steve Jobs.

Andrey Melnichenko është një industrialist dhe filantropist rus. Me një pasuri personale prej 13.2 miliardë dollarësh, ai u rendit në vendin e 89-të në listën e miliarderëve të Forbes, por i nënti në Rusi për vitin 2017.