Transmetuar më 21-11-2017, 22:47

Edhe pse nuk po kalon një formë të mirë në kampionat, në Ligën e Kampioneve Cristiano Ronaldo vijon të jetë një “makineri” golash.

Gjatë mbrëmjes së sotme C. Ronaldo shënoi 2 gola për Real Madridin në fitoren 6-0 kundër APOEL.

Ai ka vendosur një rekord të ri në kompeticionin e rëndësishëm duke u bërë lojtari i parë në histori që shënon 18 gola brenda një sezoni.

Këtë gjë portugezi e bëri gjatë këtij viti, ku 10 gola i ka shënuar në pjesën e dytë të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve dhe tetë këtë sezon./a.k/noa.al/