Transmetuar më 21-11-2017, 21:27

Policia ka sqaruar ngjarjen e raportuar mbrëmjen e sotme në Laç, ku u raportua edhe për të shtëna me armë zjarri.

Bëhet fjalë për një sherr mes dy personave, i cili degjeneroi me përdorimin e armëve të zjarrit.

Sipas policisë, shtetasi P. K. 39 vjeç, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kurbin se ka pasur një konflikt me shtetasin Z.Ll. 33 vjeç, para makinave të tyre në Laç.

Më pas shtetasi P.K. është larguar për në shtëpi dhe tek hyrja e pallatit ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri ku pretendon dhe dyshohet se shtetasi Z. Ll. ka gjuajtur në ajër.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një gëzhojë. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme të sqarimit të rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/