Transmetuar më 21-11-2017, 19:47

Shuhet ish-tenistja e njohur, kampione në Wilmbledon Jana Novotna.

Novotna ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare për shkak të kancerit.

Ajo ndërroi jetë e rrethuar nga familjarët e saj.

Tenistja çeke ka humbur finalen e Wimbledonit më 1993 dhe 1997, përpara se të fitonte Grand Slam-in e turneut më 1998, duke mundur Nathalie Tauziatin.

“Jana ka qenë një frymëzim për secilin që ka pasur rast ta njohë”, tha shefi ekzekutiv i Shoqatës së Tenisit të Grave, Steve Simon./a.k/noa.al/