Transmetuar më 21-11-2017, 16:15

Edhe pse është transferuar prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është akoma prezente në botën e medias këtu në Shqipëri.

Bëhet fjalë për modelen e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj, e cila tashmë jeton me të dashurin e saj çek, Jakub Kindi në SHBA.

Afërdita përveçse një modele e njohur, është edhe një këngëtare shumë e përfolur e cila ka realizuar disa klipe, por askush nuk e dinte se pasioni i saj për muzikën ka nisur shumë kohë më përpara.

Këtë na e ka treguar vetë Afërdita e cila përmes një fotoje të postuar në Instagram, shfaqet në moshë të vogël duke kënduar.

Foton Afprdita e ka shoqëruar edhe me mbishkrimin: “Kam filluar shumë e re”. /b.l/noa.al/