Transmetuar më 21-11-2017, 13:11

Rasti i saj u konsiderua më i rëndi i meningjitit i dhjetë viteve të fundit. Një vogëlushe vetëm 11 muajshe, vijon të luftojë për mbijetesë, pasi mjekët i prenë të katër gjymtyrët.

Nuk ka më as krahë dhe as këmbë, vogëlushja angleze Kia Gott, nga Wyke, në Yorkshire, pasi u prek nga një formë e rëndë meningjiti agresiv, i cili rrezikon që t’i marrë jetën.

Sipas mjekëve, jeta dhe dëgjimi i vogëlushes janë shumë në rrezik dhe me shumë mundësi, e mitura mund të ketë dëme të rënda cerebrale si pasojë e sëmundjes.

Vaksina kundër meningjitit në Britaninë e Madhe bëhet kur mbushet 1 vit jetë, por duheshin edhe tre muaj para se Kia të arrinte atë moment, kur virusi shpejtoi që ta prekte.

Nëna e saj piklasi shenjat e para në lëkurë, më pas temeraturë, kur mjekët i konfirmuan se bëhej fjalë për meningjit, shkruan noa.al.

Aktualisht familja ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh, për të përballuar shpenzimet mjekësore të vogëlushes. Pavarësisht se situata e saj paraqitet e rëndë, ata nuk rreshtin së shpresuari dhe luftuari. /a.y/noa.al