Transmetuar më 21-11-2017, 11:18

Aktori i humorit Bes Kallaku, i cili i dha fund beqarisë më 1 shtator duke u martuar me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, është shumë i dashuruar pas saj.

Gjatë një interviste dhënë mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e re” në ‘Ora News’ Besi u vu në “siklet” nga Zogu i Tiranës për shkak të një pyetje rreth bashkëshortes së tij Xhensilës.

Ai e ka pyetur si do të ishte reagimi i tij nëse Xhensila do ta tradhtonte.

“E para nuk e konceptoj fare që diçka e tillë të ndodhë. Por nëse ndodh do të veproj siç bëjmë ne nga Fushë Kruja, do ta merrja në makinë dhe… por bëj shaka pasi realisht nëse do të ndodhte secili në jetën e vet në planet e veta, megjithatë e theksoj se nuk e konceptoj diçka të tillë”, u shpreh Besi.

Lidhur me planet për të pasur fëmijë ai tha se patjetër që dëshirojnë, por kur t’i sjellë Zoti. /a.y/noa.al