Transmetuar më 21-11-2017, 11:04

Këngëtarja e njohur shqiptare është ndarë nga i dashuri i saj. Pavarësisht se ishte në prag të dasmës, Big Mama është ndarë dhe për këtë nuk ka më asnjë dyshim.

Në një intervistë për “RTV 21”, ajo ka folur më në fund për arsyet se pse lidhja e saj e shumëpërfolur përfundoi.

“Gjithçka ka marrë fund dhe jam lodhur duke folur për këtë gjë. Unë provova një lidhje si çdo njeri, ishte serioze ndaj menduam për seriozisht. Gjithçka ka qenë në rregull por kemi qenë dy persona nga dy botë të ndryshme. Nuk ishte lidhje e shëndoshë për ardhmërinë tonë, nuk do të funksiononim mirë, prandaj vendosëm t’i jepnim fund”, ka thënë këngëtarja.

Më tej shtoi se ai do vazhdojë rrugën e vetë dhe ajo rrugën e saj.