Transmetuar më 21-11-2017, 10:41

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi sot kërkesën për ballafaqim në ngarkim të të pandehurit Emiljano Shullazit, biznesmenit Ylvi Beqja, noteres Aida Spahiu dhe shoferit të biznesmenit Besnik Musaj dhe bodyguardit Romeo Taraj.

Këto ballafaqime do të bëhen për të ndihmuar në zbardhjen e kalimit në pronësi dhe regjistrimit në hipotekë në emër të Emiljano Shullazit të ish-hotel “Vollga” në Durrës.

Ballafaqimi i parë do të jetë mes biznesmenit Beqaj dhe noteres Spahiu dhe i dyti mes noteres dhe shoferit Besnik Musaj.

Ndërkohë ballafaqimi i tretë do të jetë mes Romeo Tarja me Ylvi Beqaj.

Ata do të dëshmojnë për mënyrën se si është bërë kontrata e “Vollgës”. Biznesmeni Beqja ka dëshmuar se është kërcënuar nga Shullazi dhe këto deklarata janë konfirmuar edhe nga Besnik Musaj.

Dëshmitarët e mbrojtur do të ballafaqohen me noteren për të zbuluar të vërtetën e kalimit të pronësisë.

Këto ballafaqime bëhen për shkak të deklaratave kontradiktore të tyre. /a.y/noa.al