Transmetuar më 21-11-2017, 10:22

Një kërcënim shokues me jetë për një aktore shumë të njohur. Kërcënimi me jetë u bë për aktoren protagoniste të flimit “Padmatavi”, me regji të Sanjay Leela Bhansali.

E ashtuquajtura “Kasta e kavalierëve”, ka ofruar një shpërblim të majmë për kë do të djegë të gjallë aktoren Deepika Padukone, e cila në film luan rolin e mbretëreshës hindu, Rani Padmavati.

Dalja e filmit në kinematë indiane pritet të bëhet me 1 dhjetor, por për shkak të debateve, është bërë pezullimi i tij.

“10 milionë rupie për kë do të djegë të gjallë Deepika”, thuhet në kërcënimin, ku thënë ndryshe vlera shkon rreth 130 mijë euro.

Filmi ku interpreton aktorja indiane, flet për një poemë epike të shekullit të XVI, për një mbretëreshë hindu, e cila vetrëm për të mos rënë në duart e sulltanit të Delhi, Alauddin Khalji, i vuri flakën vetes bashkë me shumë gra të tjera.

Pas reklamës së filmit grupi “Akhil Bhartiya Kshatriya Mahasabha” (Abkm) i njohur si “Kasta e kavalierëve”, organizoi një manifestim në Uttar Pradesh, duke djegur në një park me qindra fotografi të aktores dhe regjisores.

Përgjegjësi i sektorit të të rinjve i ABKM, Bhuvneshwar Singh, tha se “Deepika duhet të ndjejë se çfarë provohet kur digjesh e gjallë. Nuk mund ta imagjinoj kurrë sakrificën e mbretëreshës. Jemi gati të japim 10 milionë rupie për atë që do e djegë të gjallë”. /a.y/noa.al