Transmetuar më 20-11-2017, 22:54

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi publikon një fotografi ku ka dalë me ish-deputetin e ndjerë, Sokol Olldashi, 20 vite më parë.

Fotografinë, Patozi e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

“Atëherë, kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë,"-shkruan Olldashi krahas fotos së publikuar.

Postimi i plotë i Astrit Patozit:

KUR ISHIM MË TË VEGJËL

Është shkrepur rreth 20 vjet më parë, në redaksinë e gazetës "Albania". Atëherë, "kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë". Ka qenë kjo një shprehje, që e përdornim shpesh me shaka për të kujtuar të shkuarën dhe injoruar rrjedhjen e viteve. Nuk e mbaja mend fare që ekzistonte, pasi asnjëri prej nesh nuk ka qenë i dhënë pas fotove. Merita për "zbulimin" e saj i takon Irta Patozit, e cila e kishte gjetur rastësisht në turrën e fotografive të vjetra. Por meqë është kopje e vetme, sot ia dorëzova kokëulur Kozetës. Sepse asaj i takon që ta ketë, si e vetmja bankë e sigurt për të gjitha "pasuritë", që trashëguam prej Sokol Olldashit./a.k/noa.al/