Transmetuar më 20-11-2017, 21:29

Igli Tare shpallet drejtori më i mirë sportiv i vitit në Itali në sondazhin e “Tuttomercatoweb”.

“Tuttomercatoweb” ka shpallur sot rezultate e sondazhit dhe triumfues ka dalë ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili sot po njeh sukses te skuadra e Lazios në “Serinë A”.

Falë blerjeve të tij të zgjuara, Lazio po ecën mjaft mirë në kampionat.

Në vendin e dytë është pozicionuar Marko Xhianiti i Frozinones.

Në vendin e tretë është Davide Vanjati i klubit debutues në “Serinë A”, Spal.

‘Tuttomercatoweb’, shkruan se Tare këtë sukses ia ka dedikuar trajnerit që drejton Lazion, Simone Inzagi./a.k/noa.al/