Transmetuar më 20-11-2017, 19:22

Formati i njohur i Humorit, Al Pazar që transmetohet në Vizion Plus, do të ketë në gjirin e vet një aktor të njohur për publikun shqiptar.

Xhevahir Zeneli do të jetë pjesë e shout të njohur humoristik.

Lajmi është njoftuar nga autori i këtij formati, Agron Llakaj gjatë puntatës së javës që lamë pas.

Xhevahir Zeneli është emër i njohur për publikun, pasi ka luajtur në disa filma dhe komedi.

Al Pazar transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00./noa.al/