Transmetuar më 20-11-2017, 19:09

Në këtë video të publikuar nga Daily Mail, shihet një stiuardesë, e cila rrëzohet nga avioni dhe bie në tokë.

Ajo ka rënë nga një lartësi prej tre metrash, dhe ka marrë dëmtime serioze në shtyllën kurrizore.

Ngjarja ndodhi në aeroportin e Zhengzhou Xinzhou, të Kinës.

Avioni ishte ulur pasditen e së premtes, 10 nëntor, pasi ishte nisur nga aeroporti i Fuzhou Changle, ku do të nisej sërish drejt Lanzhou.

Siç mund të shihni në videon që noa.al sjell më poshtë, e filmuar nga kamerat e sigurisë, gruaja po lëvizte nëpër shkallë, kur në një moment hutimi këmba i zuri bosh dhe u rrëzua.

Stjuardesa u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët konstatuan frakturën në shtyllën kurrizore. Fatmirësisht, për të nuk ka pasoja serioze. /k.k/noa.al/