Transmetuar më 20-11-2017, 17:10

Lajmi se gruaja e tij filloi punë mesa duket nuk është pritur aspak mirë nga bashkëshorti i saj, e cila për këtë shkak ka pësuar lëndime të tmerrshme.

Bëhet fjalë për Zakira Ali Sheikh, nga India e cila vendosi që të shkonte në punë me kohë të pjesshme në një fabrikë për prodhimin e sapunit, pasi burri i saj Roobab nuk punonte dhe i kishte lënë pa para për të ushqyer fëmijët e tyre.

Roobab i zemëruar e akuzoi për fyerje të nderit dhe pasi e mbylli në shtëpi i hodhi acid në fytyrë.

“Po bërtisja në agoni për 10 minuta derisa vëllai im arriti të futej brenda e të më ndihmonte. Dhimbja ishte e tmerrshme”, shprehet Zakira.

Aktualisht nëna e dy fëmijëve ndodhet në spital ku po merr ende mjekime, pasi njëri sy i është verbuar, gjithashtu edhe frymëmarrjen e bën me anë të një tubi të vendosur në fyt.

 Ria Sharma, themeluesi dhe presidenti i një shoqate bamirësie që punon për të ndihmuar viktimat e sulmeve me acid ka krijuar një faqe në rrjetet sociale me emrin “Bëni dashuri pa plagë”, për Zakirën ku njerëzit mund të japin kontributin e tyre.

"Zakira është në një gjendje kritike dhe ne duhet të mbledhim fondet sa më herët, deri më tani kemi arritur të mbledhim një shumë të caktuar, por duhet ta dyfishojmë atë deri javën e ardhshme që ajo do t’i nënshtrohet operacionit”, tha Ria për Indiatimes. /b.l/noa.al/