Transmetuar më 20-11-2017, 16:46

Pas largimit nga Top Channel, Marina u zhvendos në TV Klan ku drejton spektaklin muzikor “Ce la vie”. 

Diçka e re për të, shumë ndryshe nga ajo që kishte bërë më parë dhe sigurisht në rrethana të tilla, çdo njeri ka nevojë për disa fjalë të ëmbla. 

Ndoshta nuk duhet të çuditemi shumë nga komentet që Geti i bën Marinës në Instagram, por sa herë që ai vendosë t’i shkruajë një koment bukuroshes në fotot që ajo poston, zgjedh gjithmonë fjalët e duhura.

Së fundmi, ajo kishte postuar një foto shumë të bukur nga prapaskenat e “Ce la vie”, por që bukuria iu shtua edhe më shumë nga komenti i bashkëshortit të saj.

“Gjëja më e bukur në at spektakël je ti o bukuri”, i shkruan Geti- Marinës, Fjalë që me siguri e kanë bërë Marinën të ndjehet me shumë fat për bashkëshortin që ka. /b.l/noa.al/