Transmetuar më 20-11-2017, 14:06

Është zhvilluar paraditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për biznesmenin e ndaluar në Elbasan më 1 nëntor.

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia, biznesmenit ju gjetën në makinë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të brendshëm.

Në seancën e sotme, u paraqitën prova të tjera për rastin si dhe biseda të përgjuara.

Mes materialeve të vëna në dispozicion të Gjykatës, ishte edhe biseda që i dyshuari ka zhvilluar me babain e tij në momentin që është ndaluar nga policia.