Transmetuar më 20-11-2017, 13:45

“American Music Awards” ka mbledhur në “Microsoft Theatre” në Los Angeles artistët më të pëlqyer të momentin. 

Dy prej tyre kanë qenë shqiptare. Bëhet fjalë pikërisht për Bleona Qeretin dhe Bebe Rexha. 

Edhe pse për syrin tonë, vajzat dukeshin mjaft bukur, veshjet e tyre nuk janë pritur mirë nga mediat ndërkombëtare.

“Daily Mail” i ka klasifikuar ato tek veshjet më të këqija në tapetin e kuq. Bleona kishte veshur një xhaketë të shkurtër, dhe të brendshme të argjenda.

“Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, 38 vjeç, tregon mjaft nga këmbët e saj në një veshje të veçantë argjendi që tregon të brendshmet ngjyrë argjendi, dhe një xhaketë shumë të shkurtër po argjendi, dhe asgjë tjetër”, shkruan “Daily Mail”.

Ndërsa Bebe kishte zgjedhur një fustan, të zi me gurë, që i nxirrte në pah hiret e saj. /b.l/noa.al/