Transmetuar më 20-11-2017, 12:46

Gjykata e Krimeve të Rënda kanë vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për nje biznesmen.

Ai është arrestuar pasi ju gjetën në makinë 863 mijë euro dhe dy patenta në emër të ish- ministrit Saimir Tahirit.

Në seancën e zhvilluar, i akuzuari ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë, ndërsa prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg”.

Dyshja e prokurorëve Gent Osmali dhe Elisabeta Ymeraj kanë deklaruar se paratë e gjetura në makinën e tij, janë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ata dyshojnë se ish ministri Tahiri i ka përfituar ato para përmes aktivitetit kriminal.

Pas seancës, avokati Fatmir Braka deklaroi se sasia e parave të gjetura janë të biznesmenit dhe se i duheshin për kurimin e bashkëshortes.

“Nuk ka pasur dijeni për këto patenta. Paratë janë të gjitha të justifikuara”, tha ai. /b.l/noa.al/