Transmetuar më 20-11-2017, 12:37

Grabitet në orët e para të mëngjesit të sotëm kasaforta me para e një marketi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit të Pogradecit, ku është vjedhur kasaforta e një mini marketi brenda së cilës ndodheshin një sasi lekësh.

Nga të dhënat e para dyshohet se kanë qenë katër persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë marrë kasafortën, janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë vijon puna dhe për përcaktimin e shumës së parave që ndodheshin në kasafortë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese