Transmetuar më 20-11-2017, 12:16

Një lajm shumë i keq tronditi mbrëmë botën e muzikës. Kompozitori mjaft i njohur, Aleksandër Lalo, ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak. Shumë personazhe kanë shprehur keqardhjen e tyre në rrjete sociale. 

Një ndër ta është dhe Ardit Gjebrea, i cili shprehu mirënjohje për muzikën që Lalo na ka dhuruar në kaq vite. 

“Eh çfarë kompozitori humbëm sot… dhe sa shpejt… Paqe për ty i dashur #aleksanderlalo dhe mirënjohje për muzikën që na dhurove” shkruan Ardit Gjebrea.

Miq, të afërm dhe kolegë po zhvillojnë homazhe në nder të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Homazhet po zhvillohen në hollin e RTSH dhe kanë nisur në orën 11:00. Në orën 13:00 Aleksandër Lalo do të përcillet për në banesën e fundit.

Ai ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, duke lënë një pasuri të madhe muzikore. /b.l/noa.al/