Transmetuar më 20-11-2017, 12:04

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur rreth mesditës së sotme.

Një makinë tip “Benz” me targa AA859EV, është përplasur me një makinë që merret me mirëmbajtjen e rrugëve, e cila ishte e parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Vlorë-Fier, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i makinës tip “Benz” Julian Toska 40 vjeç, si dhe pasagjeri që udhëtonte me të Florjan Rrapaj.

Mësohet se dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë, ndërkohë që janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e tyre. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin dy të plagosurit. /a.y/noa.al