Transmetuar më 20-11-2017, 11:44

Prej disa ditësh familja e këngëtarit të njohur Vedat Ademi është shtuar edhe me një djalë.

Bashkëshortja e këngëtarit, Dorela ka sjellë në jetë pak ditë më parë djalin e tyre të dytë.

Eren Nik Ademi ka ardhur në jetë në 11 nëntor dhe duket se gëzon shëndet të plotë.

Mami Dorela ka postuar një foto të të voglit para pak minutash, ku ai duket si një engjëll i vogël teksa dremit

Prej disa muajsh, Vedati së bashku me bashkëshorten dhe djalin janë transferuar për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /b.l/noa.al/