Transmetuar më 20-11-2017, 11:24

Përfundon përkthimi i dosjes “Habilaj”, ku përmendet emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si i përfshirë në trafik droge.

Kështu bëri me dije paraditen e kësaj të hëne, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ajo deklaroi se dosja do i dorëzohet sot Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ministrja deklaroi se për përkthimin e dosjes ministria kishte dhjetë ditë kohë dhe shtoi se ajo ka zbatuar rregulloren.

“Ne kemi kryer të gjitha procedurat sipas ligjit. Besoj sot do t’ia transmetojmë Prokurorisë. Dosja na ka ardhur para gati dhjetë ditësh. Ka përfunduar përkthimi dhe do ta dorëzojmë sot”, u shpreh Gjonaj.

Dosja voluminoze me 1800 faqe, është përkthyer në Ministrinë e Drejtësisë dhe tashmë do i kalojë Prokurorisë, për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al