Transmetuar më 20-11-2017, 10:24

Një vajzë e mitur ka rënë pre e abuzimit seksual i cili është konsumuar në një hotel. Si i dyshuar për ngjarjen nga ana e policisë së Durrësit, u vu në pranga Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë.

Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur D.P., 13 vjeçe, banuese në Krujë.

Mësohet se ngjarja është konsumuar këtë fundjavë, ku i riu ka përfituar nga e mitura me të cilën kishte njohje, duke e tërhequr drejt hotelit.

Aty ai ka konsumuar aktin seksual me të miturën, por është arrestuar këtë të diel. Për shkak të natyrës delikate të çështjes dhe moshës së të abuzuarës, nuk bëhen me dije më shumë detaje nga ngjarja.

Policia e zbuloi ngjarjen pas denoncimit të bërë në polici gjatë së premtes, nga motra e 13-vjeçares, A.L., 24 vjeçe e cila tha para uniformave blu se e mitura pas mësimit nuk ishte kthyer në shtëpi, duke e denoncuar si të zhdukur.

Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese