Transmetuar më 20-11-2017, 09:42

Pas grabitjes së shënuar në teatrin “Skampa” në Elbasan, është vënë në prangat e policisë roja i objektit, për neglizhencë në kryerjen e detyrës.

Persona të paidentifikuar në lagjen “Luigj Gurakuqi” kanë tentuar të vjedhin me thyerje zyrat e katit të dytë në teatrin "Skampa" por nuk kanë arritur të marrin asgjë nga institucioni.

Nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 euro në kasafortën e zyrës së financieres së këtij institucioni.

Kjo shumë parash sipas pretendimeve të financieres, ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj. Aktuialisht vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të veprimeve hetimore, u vu në pranga Sokrat Thano, 48 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi është i punësuar pranë një firme private dhe ka qenë i planizuar me shërbim roje objekti pranë teatrit “Skampa “dhe dyshohet të mos i ketë përmbushur detyrat e tij funksionale duke neglizhuar në kryerjen e kësaj detyre.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanitr për verprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë”. /a.y/noa.al

Grabitja në teatrin “Skampa”, zbulohet shuma e parave që u morën dhe kujt i përkisnin

Elbasan, grabitet gjatë natës teatri “Skampa”