Transmetuar më 20-11-2017, 09:05
Publicitet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nis sot një vizitë zyrtare dy ditore në Maqedoni, e para pas marrjes së detyrës si kreu i shtetit.

Gjatë kësaj vizite, Meta do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Gjithashtu ai do të pritet edhe nga liderët e partive parlamentare maqedonase.

Mësohet se gjatë axhendës së tij, Meta do të vizitojë edhe muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir.

Po ashtu pritet të takohet edhe me përfaqësi të komunitetit shqiptar në Maqedoni. /a.y/noa.al