Transmetuar më 20-11-2017, 08:56

Moderatorja Marina Vjollca bëri bujë me kalimin e saj nga Top Channel në Tv Klan.

Por ndërsa prej disa javësh po drejton spektaklin “C’est la vie”, Marina dhe vetë spektakli është përballur me jo pak kritika.

Ndëersa gjatë tij përcillet muzikë dhe këndohet live, Marina ka dashur të vërë pikat mbi “i”.

Në spektaklin e së dielës, Marina ka bërë një sqarim themelor për të gjithë ata që janë skeptikë.

“Duke dëgjuar kohët e fundit komentet e njrëzve, shpeshherë edhe disa media kanë abuzuar pa të drejtë që “C’est la vie” s’është live, por “C’est la vie” është live nga fillimi deri në fund”, ka thënë prezantuesja. /a.y/noa.al