Transmetuar më 20-11-2017, 07:44

Një shqiptar ka tentuar që t’i japë fund jetës në mënyrën më tragjike të mundshme në qelinë e burgut.

Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesun e së dielës, në burgun e Rodos në Greqi.

Shqiptari, i moshës 29-vjeçare, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka prerë damarët e dorës me një mjet prerës.

Për shkak të gjendjes së rëndë, pas ndihmës së marrë në spitalin e Rodos, ai është nisur drejt një spitali në Athinë.

Shqiptari, ishte ndaluar në mes të muajit nëntor, i akuzuar për vjedhje të sendeve me vlerë dhe një shumë të madhe parash, në shtëpinë e një shtetasi anglez. Dyshohet se i riu ka varësi nga droga, si dhe mendohet të jetë përfshirë në ngjarje të tjera. /a.y/noa.al