Transmetuar më 19-11-2017, 12:29

Në Shqipëri paradokset nuk kanë të mbaruar dhe kjo është një prej tyre.

Bëhet fjalë për qendrën shëndetësore që presupozohet se duhet t’i shërbejë banorëve të fshatit Izvor në Memaliaj.

Pamjet që ju sjell noa.al në fotogaleri flasin qartë.

Image may contain: outdoor and nature

Një e ashtuquajtur qendër shëndeti që vetëm e tillë s’mund të jetë.

Në kushte mjerane dhe jashtë çdo standardi minimal shërbimi për të ndihmuar pacientët.

Dhe siç pohon ish zëvendëskryeministri dhe ish ministri Tritan Shehu, i cili ishte aty dje për të folur e banorët, këtu, në vend të personelit shërbejnë” disa rosa!

Image may contain: sky, mountain, cloud, outdoor and nature

“Izvori, nga fshatrat më të mëdhenj të Memaliajt, i zhytur në mjerim e braktisje. Takimi me banorë aty, nxorri në pah këto probleme të mëdha.

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting

Në foto “Qendra Shendetesore” me rosa në vend të personelit, rruga e shkatërruar, eterniti kancerogjen mbi çatitë e shtëpive, etj. etj. E patolerueshme dhe alarmante kjo gjendje!”, – pohon Dr. Tritan Shehu. /noa.al/

Image may contain: house, outdoor and nature