Transmetuar më 18-11-2017, 17:42

Banorët e zonës së “Ali Demit” do të kenë ambiente çlodhëse të pajisura me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të gjitha grupmoshat.

Bashkia e Tiranës ka ndjekur në terren çdo ankesë të ardhur pranë Njësisë Administrative Nr.1 dhe në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse ka rehabilituar lulishten dhe ka vendosur stola në bllokun tek Shtëpia e të Moshuarve dhe në bllokun pranë Maternitetit të ri.

Gjithashtu është punuar për vendosjen e sinjalistikës në rrugicat pranë shkollës 9-vjeçare "Kushtrimi i Lirisë".

Mbas rikualifikimit të dy blloqeve në rrugën "Dhimitër Kamarda" nga grupet e punës në terren u konstatua dëmtimi i këndeve të lodrave dhe i kapakëve të pusetave ku është bërë riparimi i tyre.