Transmetuar më 18-11-2017, 13:32

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po rrjep shqiptarët njëherë me projektet me palma dhe njëherë me atë të pishave.

“Kryeministri rropi paratë e palmave në autostradë, tani do rrjepë të pishave. Sa turp! Qindra milionë lekë palma në autostradën Tiranë -Kashar u thanë, u asgjësuan, ju vodhën njerëzve të thjeshtë.

Specialistë, media, shoqëri civile, politikanë e argumentuan tërësisht që kjo është vjedhje e ndyre ditën për diell”, shkruan Vasili.

Më tej ai shton se kryeministri i kazanit të trafikantëve i mbrojti fort palmat, me pasion prej trafikanti dhe me humor prej gastori të decerebruar, ndërsa sipas tij sot kërkojnë 2.5 milion euro të tjera për të zëvendësuar palmat e thara me pisha.

“A ka turp ky kryeministër? Apo e ha turpin me bukë boll që të rrjepë paratë e pishave siç rropi paratë e palmave. Ky është mizerabiliteti i hajdutërisë dhe rrënimi që vjen prej padijes, ky i ka të dyja”, shprehet Vasili. /b.l/noa.al/