Transmetuar më 18-11-2017, 13:05

Vdekja e bosit famëkeq të Cosa Nostrës, Salvatore Riina, ose i njohur ndryshe si Toto Riina bëri shumë zhurmë mediatike.

Mes të gjithë komentuesve ai që tërhoqi vëmendje është kunati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Alban Berisha ka postuar një status në rrjetin e tij social Facebook, ku i shpreh të gjithë respektin që kishte ndaj këtij krimineli famëkeq.

“Sot vdiq Toto Rina, njeri i nderit! Respekte për këtë gjigant që ka qenë më tepër se një burrë shteti! Idhulli im, falë tij ndjehem thellë në shpirtë një Korleonez! 

Dy vjet në Siçili për mua kanë qenë universitet, Universiteti i Nderit! Toto Riina mësuesi i jetës time! Zoti të bekoftë atje lartë në qiell o Njeriu i Nderit”, shkruan Berisha. /b.l/noa.al/