Transmetuar më 18-11-2017, 09:07

Kryeministri Edi Rama tashmë e ka kthyer në traditën e tij dhe nuk ka harruar të përshëndesë edhe këtë mëngjes të shtune shqiptarët duke i uruar një ditë të mbarë.

Për të uruar “mirëmëngjesi” kryeministri Rama ka publikuar ditën e sotme pamje të transformimit të një shkolle në fshatrat e Roskovecit.

Përmes videos të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se kjo shkollë është një ndër dhjetë më të mirat e qarkut Fier, si dhe sipas tij shembull i njerëzve të mirë dhe punëtorë.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë transformim shembullor të shkollës së një komuniteti njerëzish të mirë e punëtore në fshatrat e Roskovecit, ku rezultatet e nxënësve e mësuesve e renditën në dhjetë shkollat më të mira të qarkut Fier, ju uroj një fundjave të qetë,” shkruan Rama. /b.l/noa.al/