Transmetuar më 17-11-2017, 22:54

Tragjedia e parë në botë nga mbidoza e marijuanës është raportuar nga dy doktorë në Kolorado.

Një djalë 11 muajsh ka vdekur nga ataku në zemër në vitin 2015, gjë që sipas studimeve është shkaktuar nga niveli i lartë i marijuanës në organizmin e tij.

Çështja është publikuar për herë të parë në muajin gusht dhe ka hapur shumë debate për zbulimin e pazakontë të mjekëve. Sipas studimit, vogëlushi ka jetuar në një ambient të paqëndrueshëm, por më parë ka qenë i shëndetshëm.

Djali kishte përqendrim të lartë të THC në gjakun e tij, më shumë se sa është e lejueshme ligjërisht për të rriturit. THC shkakton gjendje të lumtur, që shpesh clodh muskujt e njeriut. Në Kolorado është legalizuar që në vitin 2012, por nëse rasti do të konfirmohet qeveria nuk do e lejojë më konsumimin.

Mendohet se fëmija ka marrë një dozë të prindërve të tij, por asgjë nuk dihet ekzaktësisht. /k.k/noa.al/