Transmetuar më 17-11-2017, 21:07

Vetëm pas kohë pas ngritjes së strukturës së re të policisë së Elbasanit, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka zhvilluar sot një takim takim me kupolë e forcave të rendit atje.

Referuar edhe ngjarjeve të fundit kriminale në këtë qytet, Xhafaj ka inkurajuar policinë e Elbasanit për të rritur përkushtimin e tyre në luftën ndaj krimit, që për hir të së vërtetës në këtë qark ka qenë në nivele shqetësuese. 

Xhafaj ka folur sërish për vetting në radhët e Policisë së Shtetit, duke nisur nga Elbasani dhe më pas në të gjitha strukturat.

“Elbasani pas reformimit të plotë që do i nënshtrohet drejtoria vendore do kthejë besimin e plotë te qytetarët duke garantuar rend dhe qetësi dhe luftë të pamëshirshme ndaj të gjitha figurave të krimit” tha Xhafaj në takimin dy orësh. /k.k/noa.al/