Transmetuar më 17-11-2017, 18:59

Një ditë pasi pronarët e një gomoneje denoncuan vjedhjen e mjetit lundrues, policia ka bërë të mundur gjetjen e saj.

Sipas policisë vendore të Himarës, gomonia u gjet në pyllin me pisha, në Qafën e Llogarasë.

Në momentin e konstatimit të mjetit lundrues nuk është parë asnjë person në zonë, ndërsa po vijojnë hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve.

Gomonia është në pronësi të shtetasit J.N. Mjeti lundrues u vodh në banesën e LL.N, në Iljaz të Himarës, i cili menjëherë bëri denoncimin në polici.

Dyshimet e para kanë të bëjnë se personat mund ta përdornin atë për trafik droge përmes detit. /k.k/noa.al/