Transmetuar më 17-11-2017, 17:42

Një bebe e vogël është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë të lëkurës së saj. Harper Foy ka një lëkurë e cila rritet 10 herë më shpejt se sa është menduar për të.

Pavarësisht se nuk ka asnjë kurë që mund të hidratojë trupin e vogëlushes, mjekët po bëjnë të pamundurën që ajo të jetojë normalisht.

Mjekët të cilët kanë qenë prezent në lindje menduan se kjo sëmundje nuk do ta linte Harper të jetonte, por ajo tashmë i ka sfiduar shanset pasi së shpejti do të festojë ditëlindjen e saj të parë.

Lëkura e Harper ndërrohet çdo katër orë, duke e bërë gjendjen e saj akoma më pikëlluese. Mjekët nuk e kishin hasur kurrë më parë këtë gjendje dhe pak pas lindjes ata kishin lajmëruar prindërit e vajzës që do të jetë e pamundur mbijetesa e saj.

Pas lindjes Harper ka qëndruar një muaj në spital, por pas disa marrëveshjes u lejua që më në fund të shkonte në shtëpi, ku vazhdimisht prindërit e saj kujdesen që të hidratojnë lëkurën e saj. /b.l/noa.al/