Transmetuar më 17-11-2017, 17:24

Aksident me pasojë tetë persona të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë është regjistruar ditën e sotme në Granmsh.

Mes të plagosurve janë edhe pesë fëmijë nga mosha 8-10 vjeç të cilët udhëtonin si pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërsnik i Sipërm, ku mjeti autoveturë tip Fuoristradë me targa AA 572 EZ drejtuar nga 30 vjeçari K.D., banues në fshatin Posnovisht ka dalë nga  rruga.

Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit i cili raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gramshit edhe pasagjerët N.H., 55 vjeç,  M.A., 25 vjeç,  K.F., 9 vjeçe,  E.V., 8 vjeçe,  A.Sh., 8 vjeçe,  L.V., 10 vjeç  dhe H.V., 9 vjeçe të cilët raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila ndodhet në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkaqeve të plota të aksidentit. /b.l/noa.al/