Transmetuar më 17-11-2017, 16:11

Mesa duket dy super klubet, Barcelonë-Real, nuk janë në klubet që shpenzojnë më shumë para për pagat e futbollistëve të tyre.

Listën me klubet që paguajnë më mirë skuadrat e tyre e kryeson klubi i “çmendurive” të merkatos. Ky klub është ai i PSG-së.

PSG-ja si rrallë më parë iu ka kaluar Chelsea-it  dhe Manchester City-t, që shquhen për merkatot dhe pagat e shtrenjta që japin për futbollistët e klubit.

Me 317 milionë euro në vit, PSG-ja aktualisht është numri 1, me brazilianin Neymar si lojtarin më të paguar (600 mijë euro në javë). Pas parisienëve renditet Barcelona, e cila shpenzon 294 milionë euro në vit për lojtarët.

Ja lista e publikuar së fundmi nga "Daily Mail": PSG – 317 milionë euro, Barcelona – 294 milionë euro, Man. United – 294 milionë euro, Chelsea – 279 milionë euro, Man. City – 272 milionë euro, Real Madrid – 267 milionë euro, Bayern – 262 milionë euro, Arsenal – 234 milionë euro, Liverpool – 234 milionë euro, Juventus – 167 milionë euro. /b.l/noa.al/