Transmetuar më 17-11-2017, 15:56

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hedhur sot shortin për përzgjedhjen e dosjeve të gjyqtarëve pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Shorti iu ra prokurorëve Gent Osmani, Besnik Muçi, Gent Trenova. Dy të parët janë kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ndërsa prokurori Gent Trenova është zgjedhur anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Komisionerët e vetingut do të hetojnë dosjet e Gent Trenovës kur mbante postin e prokurorit tek Krimet e Rënda, ndërkohë që tani ai është zhvendosur te Gjykata e Apelit të Tiranës.

Edhe më herët janë përzgjedhur me short dosjet për gjyqtarët e Kushtetueses, Gjykatës së Lartë dhe në Prokurorinë  Përgjithshme. /b.l/noa.al/