Transmetuar më 17-11-2017, 15:17

Kthjellime e vranësira të lehta dominojnë motin në ultësirën perëndimore por me vranësira të dukshme paraqiten zonat malore.

Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ekstremin Jugor ku do të ketë rrebeshe të shkurtra deri në mbrëmje kur pritet që moti të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare deri mëngjesin pasardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie me 2°C gjatë mëngjesit por nuk priten ndryshime të ndjeshme në orët e mesditës.

Era do të vijojë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 32 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim  2 – 3 ballë.

Europa

Rajoni i Detit të Zi deri në pellgun e Egjeut do të mbetet me vranësira të fuqishme dhe rrebeshe të shpeshta shiu të shoqëruara me stuhi të forta ere.

Po ashtu, me vranësira të shpeshta por reshje të pakta shiu e dëbore paraqitet Jugu i Skandinavisë duke përfshirë edhe vendet e Balltikut.

Ndërsa Europa Perëndimore dhe Verilindore si edhe pjesa më e madhe e Qendrës së kontinentit dominohen nga kthjellime e vranësira kalimtare. /b.l/noa.al/